Garë e ashpër për Stambollin! Zgjedhje lokale në Turqi, Erdogan synon të marrë bashkinë më kryesore në vend

6 months ago 13

Turqia po mban sot zgjedhjet lokale në të gjithë vendin në fokus të të cilave është bashkia e Stambollit.

Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të rimarrë pas katër vitesh pushtetin në Stamboll ndaj kundershtarit Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Lexo edhe :

Related Posts

Mëgjithëse nuk është kryeqytet, Stambolli është çelësi i triumfit në zgjedhje për shkak të rëndësisë ekonomike, sociale dhe historike.

Sondazhet përpara votimeve treguan një garë të ngushtë mes dy rivalëve kryesorrë.

Kandidati i Erdogan, Murat Kurum ka premtuar  ndërtimin e gjysmë milioni banesave si mbrujoë ndaj kërcënimit të tërmeteve.

Ndërsa kundërshtari i tij, kryetari aktual ka përdorur çështjet ekonomike dhe inflacionin e lartë për të bindur qytetarët të votojnë emrin e tij.

61 milionë qytetarë me të drejtë vote i janë drejtuar qendrave të votimit në orën 7 të mëngjesit dhe do të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre deri në 17:00 sipas orës lokale.

Rezultatet e para priten të dalin rreth orës 10 të mbrëmjes.

Read Entire Article