Kryeministri Edi Rama ka pasur të ftuar në episodin e radhës të podkastit të tj gjashtë gjimnazistë, të cilët kanë krijuar një aplikacion për fëmijët me aftësi ndryshe.
Rama tha se ata kanë bërë një inovacion shumë të përparuar dhe puna e tyre ka marrë vlerësim të mirë.
“Episodi 2 i Sezonit 3 të Podkastit ‘FLASIM’, është një mozaik personazhesh të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin por i lidh fakti që kanë bërë sukses. Për të filluar si pjesa e parë e këtij mozaiku kemi gjashtë gjimnazistë, që kanë bërë një inovacion shumë të përparuar, shumë surprizues dhe ju keni marrë vlerësimin më të mirë për inovacionin tuaj”, tha kryeministri.
Ndërkohë, një nga gjimnazistet tregoi si nisi edhe ideja për aplikacionin dhe si u krijua grupi.
“Çdo gjë nisi nga një njoftim në rrjete sociale dhe duke njohur tre prej anëtarëve të tjerë të grupit, na njohu interesi i përbashkët për sipërmarrje dhe teknologji. Dhamë idenë për projektin dhe Hackathon dhe zgjodhëm temën që na pëlqeu më shumë që ishte ajo për fëmijët me aftësi ndryshe”, tha ajo. /vizionplus.tv