Gjenden dy mina të paplasura në Shkodër

6 months ago 8
Reklamë

SHKODËR – Ditën e sotme,  gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshtin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura.

Dyshohet se minat i përkasin vitit 1997.

Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.

/Vizionplus.tv 

Read Entire Article