Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jete në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Nuk dihet shkaku i vdekjes.
Trupi është ende në vendin e ngjarjes ku ka mbërritur dhe policia së bashku më ambulancën. Edhe pse i kanë dhenë ndihmën e parë 55 vjeçari nuk ka mundur të rikthehet në jetë.
Ndërkohë pritet grupi hetimor për të nxjerre shkakun e vdekjes dhe identitetin e personit.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.