Gjermania bën thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

1 month ago 32

Qeveria gjermane shprehu sot shqetësimin e saj të madh për zhvillimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në de-përshkallëzimin e tij.

“Situata është jashtëzakonisht e tensionuar”, tha zëvendës zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Christian Wagner, duke shtuar se ajo që ishte e rëndësishme tani ishte ndërmarrja e hapave konkretë të de-përshkallëzimit.

Wagner përsëriti gjithashtu se qëllimi duhet të jetë tërheqja e forcave të armatosura nga “Vija Blu” në kufirin Izrael-Liban, për të krijuar një zonë sigurie nën mbikëqyrjen e OKB-së.

“Është e qartë se kjo tani është objekt i përpjekjeve intensive diplomatike”, tha zëdhënësi, duke iu referuar telefonatave midis Ministres së Jashtme Analena Burbock dhe homologëve të saj në Izrael dhe Liban fundjavën e kaluar.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me këtë, Wagner pranoi se përparimi i bërë përmes përpjekjeve diplomatike gjermane është i kufizuar, por tha se “do të ishte mendjemadhësi” të ndaleshin sepse situata nuk po përmirësohet aq sa do të donin.

“Unë nuk mendoj se ndalimi i përpjekjeve do të ishte një zgjidhje”, tha ai, përpara se të përfundonte: “Ne duam një situatë për popujt e Lindjes së Mesme në të cilën të gjithë njerëzit në rajon mund të jetojnë së bashku, në paqe dhe dinjitet. Kjo kërkon përdorimin e diplomacisë, kjo kërkon negociata, kjo kërkon një zgjidhje me dy shtete dhe angazhimin tonë të vazhdueshëm dhe të partnerëve tanë për të”. /vizionplus.tv

Read Entire Article