Gjetjet e komisionit hetimor për ndërhyrjet në TIMS, Salianji: Kaluam pritshmëritë! Emërimet janë bërë jashtë kuadrove ligjorë

2 months ago 26

Deputeti i PD Ervin Salianji, në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor për sistemin TIMS, ka bërë publike gjetjet që kanë dalë nga raporti.

Në një dalje për mediat, Salianji u shpreh se komisioni hetimor në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS, i ka kaluar pritshmëritë, duke faktuar ndërhyrjet në sistem.

Sipas tij kjo përveçse është një aferë e jashtëligjshme, ka vënë në rrezik dhe ka cënuar edhe sigurinë kombëtare.

Salianji më tej hedh akuzat se zyrtarët më të lartë që kishin në dorë të dhënat e TIMS kanë hyrë në këto pozicione pune pa u pajisur më parë me certifikatë sigurie apo edhe pa bërë trajnimet e duhura.

Komisioni i TIMS ka tejkaluar pritshëmritë për ti shërbyer publikut. Nuk kemi pasur më parë asnjë lëvizje nga qeveria, por vetëm propagandë. Pas ngritjes së komisionit hetimor kemi arretuar një drejtor dhe janë nën hetim zyrtarët e policisë së shtetit.

Drejtori i IT Ervin Muca nuk përmbushte kushtet për këtë pozicion pune. Ai ishte proceduar në 2007 në Itali për falsifikim dokumentash, nuk ishte i pajisur me certifikatë sigurie, i është refuzuar në 2008 leja e qëndrimit, ka qenë i punësuar njëherësh edhe në Kadastër.

Edhe për drejtorët e tjerë, kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Ata kanë aplikuar para se të shpalleshin vakancat dhe kanë qenë kandifdaturat e vetme. Rasti i Tanuzit rezulton se nuk kishte asnjë eksperiencë për këtë pozicion dhe as certifikatë sigurie. Miqësia me drejtorin e zgjodhi në atë post.

Emërimi ishte bërë me mik. Të gjithë zyrtarët e policisë së shtetit janë emëruar pa u krijuar vakancat. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar për të ndërhyrë në sistemin TIMS. Ndërhyrja është bërë në datën 2, është lajmëruar nga një punonjës i policisë. Të gjithë ish zyrtarët e lartë të policisë ja kanë lënë fajin njëri-tjetrit”, tha Salianji./vizionplus.tv

Read Entire Article