GJKKO lë në “arrest shtëpie” kryebashkiakun Rexhë Byberi dhe zëvendësin e tij

2 months ago 25

Kryebashkiaku socialist i Tropojës Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij në detyrë, Abedin Kërrnaja, të akuzuar për shpërdorim detyre nga ana e SPAK, do të mbeten në “arrest në shtëpi”.

GJKKO vendosi këtë të enjte masën e sigurisë për dyshen e zyrtarëve.

Byberi dhe Kërrnaja akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë miratuar leje për projekte që konsistojnë në hapjen e rrugëve, të cilët kanë çuar në dëmtim të pyjeve, e çka përbën shkelje të rregullores së zhvillimi të territorit.

Prokuroria e Posaçme në aktakuzë sqaron se Byberi dhe zëvendësi i tij kanë shkelur ligjin për ndërtimin e dy akseve rrugore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit mbi 277. milion lekë dëme./vizionplus.tv

Read Entire Article