Një 34-vjeçar shqiptar është rikthyer sërish në qeli, pak muaj pasi gjykata e fali dhe e la me detyrim paraqitje.
Karabinierët e Fidenza në Parma njoftuan se lokalizuan dhe ndaluan në Fontanellato një të ri, i cili kishte thyer urdhrin për tu paraqitur, por edhe gjatë muajve korrik dhe gusht kishte kryer edhe krime të tjera, si kërcënime dhe dëmtime me dashje.
Pas arrestimit të 34-vjeçarit me inicialet A.G., u mësua se ai kishte qenë i ndaluar edhe në fund të muajit Qershor të këtij viti për drogë. Gjykata e kishte zbutur masën në detyrim paraqitjeje, por i dyshuari sapo doli nga qelia e paraburgimit duket se iu rikthye aktivitetit kriminal.
Në vend që shqiptari të shkonte të firmoste në Prokurori apo Komisariat paraqitjen e tij sipas vendimit, ai ka humbur gjurmët, raporton “Parmapress24”.
Dhe provat e reja ndaj tij gjatë kësaj kohe janë vepra të tjera penale si dëmtimi dhe kërcënimi, pasi kishte edhe denoncim. Pas riarrestimit Gjykata ka rikthyer masën e “arrestit me burg”, teksa e kishte shpallur në kërkim./vizionplus.tv