Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mbrëmjen e sotme ligjin për profesionet e lira. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos lërë në fuqi ligjin që tatonte me 15% profesionet e lira.
Vendimi u dha këtë të enjte, ku shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese rrëzuan ligjin që tatonte nga 15 deri në 20% profesionistët e lirë. Vendimi u bë publik nga kryetarja e gjykatës, Holta Zaçaj.
“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.