Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për 4 protestuesit, Bardhi: Opozita ka përgjegjësi për secilin prej tyre

8 months ago 12

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur pas vendimit të gjykatës për të lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje 4 protestuesit e 20 shkurtit.

Ai ka thënë për mediat se është bërë kallëzim në AMP për policët që kanë dhunuar protestuesit, për shkak të urrejtjes politike.

Lexo edhe :

Related Posts

“Dje kemi bërë kallëzim penal dhe ankimim në APM,. Secilit prej tyre duhet t’i bëj një paralajmërim publik, dhuna është akt personal dhe ka pasoja personale. Cdo punonjës i veshur me uniformë duhet të zbatojë ligjin.

Secili prej tyre është identifikuar do mbajë përgjegjësi penale  dhe personale.

Secili prej tyre janë në moshë të re dhe nuk kanë bërë rezistencë. Janë dhunuar gjatë shoqërimit dhe në Komisariat. Kur tejkalohet ligji nënkupton që kanë një mllef personal.

Janë tre punonjës, dy të cilët kanë qenë pjesë e shoqërimit dhe një i cili ishte i pranishëm në komisariat.

Kemi dorëzuar kallëzim penal ditën e djeshme dhe një ankesë në AMP sepse janë identifikuar nga numri identifikues. Përveç ndjekjes së dhunës ligjore, dhunon për urrejtje politike, do duhet të mbash edhe përgjegjësi personale. Ata protestues i janë përgjigjur atje thirrjes së opozitës dhe opozita ka përgjegjësi për secilin prej tyre”, tha Bardhi. /vizionplusë.tv

Read Entire Article