Goditi me grusht Halit Valterin, shoqërohet Tedi Blushi

3 months ago 40

Pas ngjarjes së ndodhur sot në sallën e Këshillit Bashkiak, sekretari i Përgjithshëm i partisë së Ilir Metes, Tedi Blushi, është shoqëruar për në komisariat.

Blushi goditi me grusht këshilltarin socialist, Halit Valteri dhe ky i fundit e denoncoi për goditje për shkak të detyrës.

Tedi Blushi gjithashtu ka gjuajtur me letra në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkohë, kryebashkiaku Veliaj ka reaguar duke thënë se do të kërkojë zbatimin e ligjit.

Nga ana tjetër, kreu i PL, Ilir Meta ka thënë se ishin Veliaj dhe Valteri ata që e sulmuan Blushin. /vizionplus.tv

Read Entire Article