Gjermania rrezikon të humbasë një nga lojtarët e saj të rëndësishëm për ndeshjet e ardshme në këtë Europian.
Antonio Rudiger është në dyshim për të luajtur, pasi u dëmtua teksa festonte golin në kohën shtesë ndaj Zvicrës.
“Ky mund të jetë një problem. Ne do të presim dhe do të shohim testet e tij,” tha trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsmann, i cili mund të detyrohet të luajë me Valdemar Anton nëse Rudiger mungon.
Si të mos mjaftonte kjo, Manuel Neuer u shfaq pas ndeshjes me këmbën e majtë të fashuar për shkak të problemeve në gju, ndonëse thuhet se nuk do ta ketë problem të luajë. /vizionplus.tv