Gota e shpuar e Pitagorës e frymëzoi për “Pikë Uji”, Budina: Në ’97 na kërcënonin për biznesin

1 month ago 23

Gota e shpuar e Pitagorës ishte ajo që frymëzoi regjisorin e njohur Robert Budina për filmin e tij “Pikë Uji”, për të cilin ai dhe bashkëshortja bashkë me pjesën tjetër të kastit punuan 5 vite.

Budina rrëfeu në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se ashtu si pika e verës në gotën e Pitagorës, ashtu edhe pika e ujit në filmin e tij kanë një mesazh për të gjithë shoqërinë sidomos për të rinjtë, atë të ndarjes së sasisë nga cilësia, ku vlerat dhe vitrytet duhet të jenë ato që mbizotërojnë.

Pjesë nga biseda:

Budina: Është gota e Pitagorës dhe është një nga simbolet dhe metaforat që mua më shtyu për t’i dhënë titullin këtij filmi. Pitagora ishte mësues matematike që në atë kohë në lashtësi i mësonte studentëve të vet matematikën. Por në atë kohë nuk ishte në kuptimin klasik mësimi, ishte si muhabet. Dhe në atë kohë studentët pinin shumë verë dhe nuk mësonin asgjë. Dhe në atë kohë Pitagora shpiku një gotë dhe vuri një nivel që nëse ti shtoje dhe një pikë më shumë vere ajo derdhej e gjitha, që ata të mos pinin shumë kur i vinin në mësim. Kjo ëhstë ajo pika e ujit që derdh gotën dhe bën ndryshimin nga sasior në cilësor.

Borakaj: Është ndier ndonjëherë Berti sikur një pikë uji mjafton?

Budina: Po shumë herë dhe këtë ta premtoj, sidomos në ’97. Unë kam patur një aktivitet privat ku ishim të ekspozuar të gjithë ndaj krimit, na kërcënonin dhe në momente të caktuara mund të ishte ajo pika e ujit që mund të më kishte kthyer në një njeri që mund të mos isha ky që jam sot. Më është dashur shumë punë me veten, të zbut veten time. Por edhe në përballje publike shpesh e kam ndier padrejtësinë gati kriminale. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article