Eksperti për sigurinë Dritan Goxhaj i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet në SHBA, ku votohet për Presidentin e 47-të të Amerikës.
Ai tha se për herë të parë në SHBA kemi një përplasje ideologjike, aq sa na kujton sikur ata kanë marrë nga Shqipëria.
Siaps tij përlasjet ideologjike janë gjithmonë të ashpra.
“Është hera e parë që në SHBA kemi përplasje ideologjike. Kjo përplasje idologjike, ka bërë që ne të na duket sikur dhe ata janë bërë si puna jonë. Kur ka përplasje idologjike ato janë gjithnjë të ashpra. Çështjet ideologjike nuk janë kurrë çështje kompromisi. Nga 31-tetori Garda Kombëtare e SHBA ka bërë stërvitje për evakuimin e Capitol, apsi kanë frikë se mund të ripërsëritet 7 janari”, tha Goxhaj.