Rregulla të reja për plazhet, Kumbaro: Në çdo një kilometër vijë bregdetare, 300 metra do të jenë publike   

13 hours ago 28

Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik diskutoi sot hartave e përditësuara për bizneset që do të funksionojnë si “Stacion plazhi”.

Ministrja Kumbaro vuri në dukje se vetëm strukturat akomoduese të hotelerisë mund të aplikojnë për stacione plazhesh, cka do të sjellë më shumë hapësira publike.

“Ndryshe nga vitet e kaluara subjektet që do të mund të aplikojnë për menaxhim stacionesh plazhi, do të jenë vetëm subjektet të cilat kanë një strukturë akomoduese në vijën e parë të plazhit ose në afërsi të vijës së parë. Do të lirohen shumë më tepër hapësira, stacione plazhi për publikun, por të cilat do të menaxhohen, do të mirëmbahen nga bashkitë”, tha Kumbaro.

Pushteti vendor për pasojë, do të mund të vendosë cadra me tarifa konkuruese.

“E dyta, me rregulloren e re, bashkitë kanë mundësi të bëjnë vetë investime në “mobilimin” e plazheve nëse duan, pra të jenë bashkitë ato që ofrojnë shërbim me çadra dhe me shezlonë dhe sigurisht me një çmim shumë më të lirë dhe të akesueshëm për të gjitha kategoritë sociale, sesa plazhet e menaxhuara nga subjektet private”, shtoi ministrja.

Aplikimet në e-albania për subjektet e interesuara hapen në datën 15 nëntor.

“Një tjetër rregull i ri që është përfshirë, është që atje ku ka qenë e mundur dhe në sa më shumë që të ishte e mundur, kemi vënë një kriter ku në çdo 1 kilometër vijë bregdetare, 300 metra të jenë publike”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro paralajmëroi penalitete për bizneset në rast të shkeljes së rregullave. /vizionplus.tv

Read Entire Article