Harris pranon rezultatin zgjedhor: Princi thelbësor i demokracisë amerikane është pranimi i humbjes

3 hours ago 20

Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Kamala Harris ka folur për herë të parë pas humbjes së thellë të zgjedhjeve përballë Donald Trump.

Ajo theksoi se ka uruar këtë të fundit për fitoren, ndërsa theksoi se njeh rezultatet zgjedhore, duke e konsideruar këtë si një princip thelbësor të demokracisë.

“Ne duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

Një princip thelbësor i demokracisë amerikane është se kur ne humbasim zgjedhjet, e pranojmë rezultatin. Ky princip, njësoj si të tjerët, dallon demokracinë nga monarkitë dhe tiranitë dhe çdokush që kërkon besimin e qytetarëve duhet ta zbatojë”, tha ajo.

Harris falënderoi bashkëshortin e saj, Doug Emhoff, Presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden dhe kandidatin për zëvendëspresident Tim Walz./vizionplus.tv

Read Entire Article