Shqipëria do të firmosë një marrëveshje të re kundër dezinformimit, kështu njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e posacëm në Kuvend, ndërsa theksoi se po bashkëpunohet ngushtë më Bashkimin Europian.
“Një marrëveshje të ngjshme e kemi në diskutim do ta firmosim shpejt edhe me një vend fqinjë dhe aleat sic është Italia. Shqipëria po punon ngushtë me BE dhe NATO për të adresuar kërcënimet e dezinformimit, po punojmë për të përmirsuar politikat e menaxhimit të kërcënimve hibride dhe manipulimit të informacionit nga aktorët e huaj për të përmirësuar kapacitetet e informacioneve tona”, tha ministri Igli Hasani
Fluksi i informacionit keqdashës përpara zgjedhjeve parlamentare, sipas kryetarit të komisonit, Erion Brace, vijon të rritet.
“Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera fqinje, maqedoni Mal të zi, do të jemi në të nëjtin atak, për fat ata janë përballur më herët ne mund të marrim masat në kohë, ndërkohë kam një lutje për juve që komisoni të jetë proaktiv në furnizim me dije, të dhëna por edhe me dokumenta, mos prisni që vetmë kolegët të vijn tëe ministria e jashtme”, tha Erion Brace
Në seancën e sotme dëgjimorë të komisonit, në raportim u thirrën Minsitria e Punëve të jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe Qendra Kombëtare të Biznesit.