Një skemë të mirëfilltë mashtrimi kishte arritur të ngrinte Kreshnik Drishti, i cili merrte makina me qira dhe më pas i shiste te persona të tjerë.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj raporton se i riu, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ka arritur që të vjedhë dhjetra automjete luksoze, i cili fillimisht i merrte me qira dhe pas disa ditësh i shiste te persona të tjerë me kontratë noteriale.
Denoncimet janë bërë në disa drejtori të ndryshme si në Tiranë, Fier, Durrës etj.
Drishti kontratat e automjeteve i bënte te zyra e noteres Xhoana Omari. Kontrata ishte e rregullt dhe tek shitësi vendosej firma e pronarit të ligjshëm përmes falsifikimit.
Krimi ekonomik ka marrë në pyetje noteren e cila ka dëshuar se nuk e kishte idenë se kontratat e lëshuara prej saj ishin me firmë të falsifikuar duke u justifikuar se me klientin e saj kreshnik drishtin kishte kohë që bashkëpunonte dhe kishte mirëbesim.
Megjithatë ajo po hetohet në gjëndje të lirë nga hetuesit. Ndërkohë policia ende nuk ka arritur që të arrestojë mashtruesin, ndërkohë që dyshohet se ai është larguar jashtë vendit./vizionplus.tv/