Hamasi: Netanyahu nuk dëshiron një marrëveshje armëpushimi, por vetëm gjakderdhje

8 months ago 19

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të dielën se ishte ende e paqartë nëse një marrëveshje për pengjet do të arrihej nga negociatat, duke refuzuar të diskutonte detaje. Megjithatë, ai theksoi se Hamasi duhet të kthejë arsyen në kërkesat e tij, të cilat ai i përshkroi si absurde.

“Ata janë në një planet tjetër. Por nëse ata i kthehen në arsyes, atëherë po, do të kemi një marrëveshje për pengjet. Shpresoj që po”, tha ai.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zohri, duke komentuar deklaratat e Netanyahut, tha se ato hedhin dyshime mbi gatishmërinë e Izraelit për të arritur një marrëveshje.

“Komentet e Netanyahut tregojnë se ai nuk është i interesuar për arritjen e një marrëveshjeje”, tha Abu Zuhri për Reuters, duke akuzuar udhëheqësin izraelit se dëshiron të vazhdojë negociatat mes bombardimeve dhe gjakderdhjes palestineze.

Negociatorët nga Izraeli, Katari, Egjipti dhe SHBA ranë dakord për kërkesat themelore të një marrëveshjeje gjatë bisedimeve të fundjavës në Paris, tha për CNN këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan , por detajet përfundimtare ende nuk janë përcaktuar./vizionplus.tv/

Read Entire Article