Hera e tretë që i vendosin tritol, flet pronari i biznesit në Durrës: Nuk kam konflikt me asnjë

6 months ago 31

Pronari i mobilerisë ku u vendos në Durrës, Artan Alla ka folur për mediat dhe ka thënë se nuk ka konflikt me askënd.

Ai është shprehur se nuk ka borxhe dhe biznesin e ka me leje ndërtimi, teksa tregoi se kjo është hera e tretë që i vendosin tritol.

Artan Alla: Unë kam dyqanin këtu. Skam konflikti me asnjë njeri në botë, as për prona skam konflikt, as borxh si kam kujt, e kam me leje ndërtimi, me licencë. Rri këtu te dera e dyqanit me serbes, nuk kam konflikt me asnjeri.

Gazetarja: Policia tha se ju keni deklaruar se keni një konflikt pronësie për një copë toke me një person tjetër?

Artan Alla: Ja kanë fut kot. Mbase kanë dyshimet e veta. Kamerat kanë kapur një person duke kaluar këtu, duke e hedh lëndën dhe duke ikur. Ka qenë me kapuç me maskë. Kjo është hera e tretë që ma hedhin, e kanë hedhur njëherë në nëntor, njëherë para 3-4 javësh dhe sot prapë. /vizionplus.tv

Read Entire Article