Hetimi për ndërhyrjen në TIMS, prokuroria: Drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça mori të dhënat

5 months ago 28
Reklamë

Pasi Prokuroria e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për drejtorin e IT- së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, ky i fundit u pezullua nga detyra edhe nga institucioni që ai drejtonte.

Sipas prokurorisë, në orët e vona të natës së 2 gushtit të vitit të kaluar, Muça ka ndërhyrë në sistemin TIMS duke përdorur kredencialet e një punonjësi për të transferuar të dhënat e këtij sistemi në mënyrë të paautorizuar.

“Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, tha prokuroria.

Tashmë ndaj tij është ekzekutuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak për akuzën e “Hyrjes së paautorizuar kompjuterike”, duke rrezikuar deri në tre deri nw 10 vjet  vjet heqje lirie. Por jo vetëm kaq, hetimet nxorrën zbuluar edhe një tjetër raportim që i është bërë Ervin Muçës në Itali në vitin 2007.

“Personi nën hetim rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit Ervin Muça i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”, thuhej më tej.

Prokuroria thotë se krahas punës si drejtor i Informatikës në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka mbajtur edhe postin e këshilltarit të jashtëm në Drejtorinë e Shtetërore të Kadastrës, një pozicion ky që nuk ishte deklaruar nga i hetuari dhe që Ligji për Policinë e Shtetit ia ndalon.

Masa e arrestit përkon me ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për sistemin TIMS. /vizionplus.tv

Read Entire Article