Himara në zgjedhje të parakohshme, Beleri, “jashtë loje” pas vendimit të Apelit. Presidenti duhet të vendosë datën brenda 40 ditëve

4 months ago 25

Nga Enkelejda Mema 

Me dënimin e Fredi Belerit me vendim të formës së prerë, Himara shkon në zgjedhje të parakohshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryetari i zgjedhur i bashkisë bregdetare humb mandatin e tij pasi ai bëhet subjekt i ligjit të dekriminalizimit që i ndalon atij mbajtjen e detyrës për aq kohë sa është i dënuar me burgim me vendim të formës së prerë.

Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, qeveria do të duhet të vërë në dijeni Presidentin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Himarës.

Nga marrja në dijeni kreu i shtetit do të duhet të vendosë brenda 40 ditëve për datën e zgjedhjeve.

Mbetet për tu parë nëse qeveria do t’i ndjekë shpejt procedurat për të çuar Himarën në zgjedhje të parakohshme, që u bë edhe shkak i ngrirjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nuk përjashtohet mundësia që afatet kushtetuese të shkelen për shkak se përpara është vera e nxehtë dhe zgjedhësit janë me pushime.

Rasti më i freskët është ai i zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Kukësit. Sipas afateve kushtetuese ato do të duhet të zhvilloheshin brenda gushtit, por afatet u shkelën dhe kryebashkiaku i ri i Kukësit u zgjodh në fundin e shtatorit të një viti më parë.

Deri sa politika të vendosë se kur zgjedhësit e Himarës do të thirren para kutive të votimit, PS dhe PD do të duhet të nxjerrin kandidatët e tyre.

Jo zyrtarisht nga kampi rozë emri më i mundshëm është minoritari grek Vangjel Tavo. PS e rifuti në politikë duke e emëruar prefekt të qarkut të Vlorës. Ai shihet si kandidatura më e mirë që në rast fitore do të lehtësojë komunikimin mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.

Për shkak të çështjes “Beleri” marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje u ngrinë, aq sa Greqia vendosi veton dhe mban ende të bllokuar hapjen zyrtare të negociatave anëtarësuese të Bashkimit Evropian me Shqipërinë.

Në vendoret e një viti më parë, socialistët e humbën Himarën. Ajo u fitua me 19 vota më shumë nga kandidati i opozitës Fredi Beleri por që nuk u ul asnjëherë në karrigen e kryebashkiakut./vizionplus.tv

Read Entire Article