Homazhe për Ibrahim Rugovën, udhëheqësit e Kosovës vlerësojnë figurën e ish-presidentit

9 months ago 37

Presidentja  Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadorë dhe personalitet tjera të Kosocvës, bënë sot homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes.

“Sot përkujtojmë presidentin historik të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, atin themeltar dhe arkitektin e pavarësisë së vendit tonë. Presidenti Rugova arriti që në një kohë të vështirë për popullin tonë të ndërtojë aleanca të cilat edhe sot i duhen Kosovës, prandaj sot e përjetë do t’i ruajmë këto aleanca që të ecim përpara drejt realizimit të plotë të vizionit të presidentit historik për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në BE, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa kryeministri Kurti tha se e kujtojnë Rugovën për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallë kush tjetër ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore gjatë viteve të nëntëdhjeta. U prehtë në paqe dhe i qetë”, deklaroi kryeministri Albin Kurti.

Nderimeve ndaj ish-presidentit Rugova iu bashkua edhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffery Hovenier i cili tha se trashëgimia e tij është frymëzim për Kosovën dhe mbarë botën.

Po ashtu president i vendit Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama shkruajtwn nw rrjetet sociale se ish presidenti Rugova ishte shembull fryemizimi për politikanët në Kosovë e Shqipëri./vizionplus

Read Entire Article