Një ngjarje shumë e rëndë dhe shokuese ka ndodhur në Greqi këtë të dielë.
Mediat greke bëjnë me dije se një 46-vjeçar i ka prerë kokën dhe duart babait të tij, 77-vjeç.
Pas ngjarjes së rëndë, djali ka marrë në telefon policinë dhe e ka vënë në dijeni për krimin e rëndë që kishte kryer. “Hajdeni se e vrava”, u ka thënë 46-vjeçari autoriteteve. Pasi shkuan në vendngjarje, policia bëri arrestimin e tij, ndërsa para hetuesve deklaroi se kishte pasur konflikte me babain e tij.
Sipas mediave greke, djali fillimisht vrau dhe më pas copëtoi të atin.
Nga raportimi rezulton se autori vuan nga probleme psikologjike. Ekzaminimi mjeko-ligjor pritet të zbardhë rastin./vizionplus.tv