Foto Ilustruese
Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë këtë mëngjes në qytetin e Tiranës.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i moshuari ka ndërruar jetë, pasi duke ecur në rrugë ai është rrëzuar dhe ka rënë në asfalt.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Kongresi” i Tiranës.
Ndërkohë mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i urgjencës dhe policia e Komisariatit Nr. 3. Dyshohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak./vizionplus.tv/