Humbi rrugën duke eksploruar Majën e Jezercës, shpëtohet pas 5 orësh turistja franceze

4 months ago 17

Policia i ka shkuar në ndihmë një turisteje franceze, e cila humbi rrugën gjatë natës teksa eksploronte Majën e Jezercës.

Rreth orës 23:00, turistja franceze 34 vjeçe, kërkoi ndihmë sepse kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës.

Menjëherë Komisariati i Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor, Valbonë, kanë organizuar punën për ta lokalizuar këtë shtetase dhe për t’i shkuar asaj në ndihmë.

Pas 5 orësh kërkime, gjatë natës dhe në një terren shumë të vështirë malor, është mundësuar gjetja e 34-vjeçares, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore./vizionplus.tv

Read Entire Article