Menaxheri i futbollit Andi Matraxhiu dhe ish-futbollisti Saimir Patushi kanë “shënjestruar” trajnerin e kombëtares shqiptare Silvinjo, ndërsa ishin të ftuar në “Studio Sport” të moderuar nga Vilma Masha në Vizion Plus.
Për Patushin mosaktivizimi i Muçit është lojë e pastër menaxherësh, duke e cilësuar një turp.
Ndërsa për Matraxhiun trajneri Silvinjo tregoi se është me aftësi të kufizuara.
Pjesë nga biseda:
Matraxhiu: Pse Muçi nuk është aty.
Patushi: Andi e ka të vështirë ta thotrë, kjo është lojë menaxherësh.
Matraxhiu: Të luash në Beshiktash dhe nuk e ke menaxherin e fortë.
Patushi: Çfarë thua o Andi?
Matraxhiu: E pse nuk qënka i fortë menaxheri i Muçit?
Patushi: E dëgjove dy ditë para si tha për Muçin, është lojatri kryesor.
Matraxhiu: Muçi është një lojtar që nuk ka nevojë për koment. Nuk do vijë Silvinjo të më tregojë mua kush është Muçi. Unë mendoj se trajneri i kombëtares shqiptare ëhstë trajner me aftësi të kufizuara. /Vizionplus.tv/