Google Maps ka fshirë plotësisht një ishull dhe kaq është dashur që përdoruesit të zhvillojnë teoritë e tyre.
Google Maps ka hartuar të gjithë globin , që do të thotë se është plot me vende interesante, por dhe shpesh misterioze.
Ata që kanë shfletuar aplikacionin do të kenë vënë re se shtëpitë e të famshëmve duken të paqarta, ka zona të ndaluara dhe së fundmi dikush zbuloi se ekziston një ishull, i cili për disa arsye të çuditshme dhe të panjohura është nxirë plotësisht.
Shumë njerëz janë të hutuar nga ky detaj i çuditshëm dhe sigurisht, disa përpiqen të shpjegojnë pse ndodh kjo.
Jashtë ishullit, ju mund të shihni oqeanin e bukur blu dhe ndoshta disa plazhe të vogla. Megjithatë, qendra e ishullit është plotësisht e errët.
Google Maps shpesh e përdor këtë veçori për vendet ku ata nuk kanë qasje ose kur njerëzit i kanë kërkuar Google që të mos i shfaqë ato në harta./vizionplus.tv