I akuzuar për vrasjen e Pëllumb Islamit, mediat greke nxjerrin videon e shqiptarit: Kreu i “Luanëve” lëviz i lirë

7 months ago 38
Reklamë

Mediat greke kanë publikuar një video të të shumëkërkuarit shqiptar, Elis Salaj, 35 vjec nga Fieri, i cili edhe pse akuzohet për vrasje shëtit i lirë në shtetin grek.

Zougla” ka publikuar një video të tij, teksa pozon në rrjete sociale krah një grupi personash.

Ai njihet si kreu i dyshuar i bandës së “Luanëve” dhe si drejtues i një bande tjetër.

Autoritetet greke e akuzojnë për vrasjen e 39-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje e ndodhur më 21 shkurtit 2023 në Nea Ionia të Athinës.

Pavarësisht kësaj, Salaj, i cili rezulton pjesë e grupit kriminal të vetëquajtur “Lions”, vazhdon të shëtisë i lirë.

Ky grup kriminal qendrën e ka në lokalin e famshëm “BellaVita” në Athinë, nga ku akuzohen se kanë planifikuar e kryer krime të rënda në Greqi dhe janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme.

Jashtë këtij lokali nate, disa ditë më parë policia greke arrestoi një 36 vjecar bullgar, të cilit i gjeti një pistoletë TT pa leje.

Ai rezultoi se ka lidhje të ngushta me shqiptarët./vizionplus.tv

Read Entire Article