Ka folur për herë të parë vajza e Enkelejda dhe Eduard Danajt.
Eduar Danaj vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij Enkelejdën disa ditë më parë në Athinë.
Lexo edhe :
Related Posts
Vajza e çiftit foli për një baba alkoolik, me prirje agresive dhe xheloz për nënën e saj 40-vjeçare.
“Gjithmonë e mbaj mend duke pirë. Kur pinte bëhej agresiv ndaj nesh. Mbaj mend që ai godiste mamanë time, por kur u rritëm ai ndaloi sepse ne e pengonim. Ai mendonte se nëna ime po e tradhtonte dhe ishte shumë xheloz. Ai kërcënoi se do të na vriste dhe do të vriste veten. Nuk më kishte goditur kurrë mua dhe vëllain tim”, pohoi vajza, sipas medieve greke.
Ditën e sotme Eduard Danaj doli para Gjykatës dhe ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Ai pranoi krimin dhe deklaroi se i vjen keq për veprimin e tij./vizionplus.tv