I kërkoi raport mjekësor për bashkëshorten, mjeku e refuzon, 54-vjeçari në Vorë e godet me sende të forta në kokë

2 months ago 25

Një 54-vjeçar me iniciale N.M është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Sipas policisë, 54-vjeçari ka shkuar në qendrën shëndetësore të Vorës dhe i ka kërkuar mjekut me iniciale E.B një raport për bashkëshorten.

Në momentin që mjeku e ka refuzuar kërkesën e tij, burri e ka goditur me sende të forta në kokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article