Lulzim Basha në një konferencë për mediat, ka reaguar pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi vendosi që ta spostonte në fund të sallës së Kuvendit.
Ai tha se debati për karrigen ka qenë që prej fillimit.
Basha shtoi gjithashtu se nuk e konsideroi si një veprim kërcënues.
“Për fat të keq në këtë nivel të mjerueshëm ka rënë niveli i debatit, ka qenë debat për karrige, frymëzim i tyre prej fillimit, këtë betejë s’e nisëm për karrige, por për një akuzë për ndryshim, këtu s’ka gjë kërcënuese, vijon sindroma e karrigeve, ata që sot janë në PD janë dy grupe, Sali Berisha që do e përdorë si një bunkier për të mbrojtur familjen e vet nga SPAK dhe një grup tjetër që për karrige e nisën dhe për karrige do e vazhdojnë. Kanë humbur çdo sens lidhje me votuesit, me qytetarët, ngritën kartonat për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës, s’ka asgjë të re, vazhdim i mjerimit të tyre. Ka një ndarje botëkuptimore me këta njerëz”, tha Basha. /vizionplus.tv