I ra pllaka e betonit sipër, humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

8 months ago 35

ITALI – Një punëtor i quajtur Edison Malaj, 54 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, ka humbur jetën pasditen e djeshme në Frascineto, në zonën e Kozencës, i shtypur nga një pllakë betoni, e cila ra nga një vinç.

Shqiptari, sipas raporteve të medieve italiane, ndodhej në punë me kolegë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur, për arsye ende nën hetim, pllaka e mbajtur nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt.

Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë.

Karabinierët e Kompanisë Castrovillari kanë ndërhyrë në vendngjarje të koordinuar nga Prokuroria Publike, e cila po heton çështjen./vizionplus.tv

Read Entire Article