Integrimi europian, Rama konferencë me Oliver Röpke: Synimi është forcimi i bashkëpunimit

1 month ago 25

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

Ai foli për hapat e mëtejshëm të integrimit europian dhe theksoi se synimi është forcimi i bashkëpunimit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Faleminderit shumë i dashur president. Jam i kënaqur që jam këtu sot me ju vetëm pak ditë pas vizitës që ju patët në Tiranë për të treguar vlerësimin që ka qeveria ime për rolin e shoqërisë civile në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Më vjen mirë që ne mendojmë njësoj për një sërë çështje. Është shumë inkurajuese dhe na sjell shumë energji të reja fakti që kemi mundësinë të finalizojmë procedurën e krijimit të komitetit të përbashkët konsultativ.

Procesi i integrimit në BE nuk i përket vetëm qeverisë por të gjithë qytetarëve. Dhe unë jam shumë i emocionuar për mbështetjen që ka dhënë Ropke dhe ekipi i tij dhe kjo na jep mundësinë që t’i tregojmë qytetarëve tanë se sa e rëndësishme është që rruga drejt BE është një rrugë ku duhet përfshirë gjithë shoqëria jo vetëm disa aktorë. Ne presim që me këtë përfshirje dhe konsultimeve do të shohim që do të jetë një situatë më thelbësore dhe ndërveprimi brenda shoqërisë do të jetë më i rëndësishëm. Synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë që të tregojmë se jemi të gatshme për të përshpejtuar anëtarësimin në BE”, tha Rama.

Ndërkohë, Ropke tha se integrimi duhet të bazohet tek merita dhe pikërisht për këtë është bërë komisioni social.

“Ne nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë, andaj morëm vendimin që të vëmë në zbatim një nga përparësitë më të rëndësishme që unë kisha që është ajo që quhet nisma e vendeve kandidatëve. Sigurisht që që integrimi duhet të bazohet tek merita, por metodologjia duhet të jetë graduale, një përfshirje graduale e vendeve kandidate në BE dhe pikërisht këtë kemi bërë në komisionin tonë social”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article