Seanca plenare e kësaj të enjteje është përbërë nga interpelanca dhe replika mes opozitës dhe përfaqësuesve të qeverisë.
Pas kryeministrit Edi Rama, opozita thirri në interpelancë edhe zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, duke kërkuar shpjegime për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, me akuzat që bllokojnë aksesin e qytetarëve që banojnë në zonat pranë
Në fjalën e saj në përgjigje të interpelancës së opozitës, ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se ndërtimi i infrastrukturës rrugore në Shqipëri po kryhet në përputhje të plotë me standardet e paracktuara nga BE.
Lidhur me segmentin Thumanë-Kashar, banorët e të cilës protestojnë kundër këtij projekti, Balluku theksoi se nuk ka asnjë shkelje dhe bëhet fjalë për 2 nyje dhe jo 4.
Po ashtu, ajo theksoi se deri në përfundim të këtij projekti, banorëve të zonës iu është dhënë edhe një zgjidhje provizore.
“I kemi dhënë një zgjidhje provizore kërkesës së banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative dhe ajo video që vure këtu për të dëgjuar duke kopjuar liderin tënd suprem, nuk i lëviz asnjë fjalë. Është parim që të gjitha rrugët me pagesë, duhet të kenë alternativë. Dhe sot që flasim Thumana ka rrugë alternative, por është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë. Rrugë alternative ka dhe nuk kam shkelur atë që kam thënë por nuk duan të përdorim atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë. Do të ketë rrugë më të shkurtër, do të rrugë të dedikuar që nis menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes së kësaj kontrate. Kemi sqaruar se ata do të aksesojnë në mbikalimin e Gramzës, duke zgjidhur kështu deri ditën që do të kemi rrethrrotullimin dhe mbikalimin e plotë në hyrje të Thumanës dhe atëherë do të pushojë zgjidhja provizore. Me banorët kemi rënë dakord edhe me diçka tjetër, që në rast se ata do ta shikojnë të arsyeshme, mund të konsiderojmë që edhe mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në një nyje permanente”, tha Balluku.
Nga ana tjetër, deputetja Elda Hoti, kundërshtoi duke thënë se Balluku nuk bëri transparencë dhe kontrata Thumanë-Kashar është korruptive dhe ka si synim pasurimin e oligarkëve.
“Koncesionari fillimisht do tenderonte e mirëmbante rrugën për 13 vjec e për këtë shërbim do të paguanim 225 mln euro, kjo rrugë do të kushtojë 10 mln euro për kilometër, një shifër shumë e lartë krahasuar edhe me rrugët e ndërtuara në BE”, tha ajo.
Sipas asaj, me firmën e Ballukur, koncesionari do të mbajë rrugën për 35 vite për të justifikuar vjedhjen e 1.3 mld eurove./vizionplus.tv