Investime te qendra e gjakut, Rama: Kush dhuron ndihmon dhe veten përmes rigjenerimit

9 months ago 29

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut tashmë është transformuar me pajisje të teknologjisë së lartë dhe digjitalizim të shërbimeve.

Ndërsa inspektuan rindërtimin e plotë të godinës, kryeministri Edi Rama dhe  ministja e shëndetësis, Albana Koçiu, theksuan se standardet europiane në dhurim, testim, përpunim, ruajtje dhe shpërndarje të gjakut do të ndikojnë në rritjen e numrit të vullnetarëve dhurues.

“Janë 60 punonjës që shërbejnë në këtë infrastrukturë të re dhe shërbejnë për të gjithë dhuruesit që paraqiten këtu. Kjo qëndër ka marrë certifikatën e garantimit të cilësisë nga Drejtoria Europiane për menaxhimin e cilësisë”, tha ministrja.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se kush jep gjak ndihmon dhe veten përmes rigjenerimit”, u shpreh kryministri Edi Rama.

Nëse i referohemi të dhënave për vitin 2023, vetëm 25 % e nevojave për gjak plotësohen nga dhurimet vullnetare ndërsa pjesa tjetër nga familjarët e individëve që kanë nevojë. /vizionplus.tv

Read Entire Article