Ish-ministri Beqaj paraqitet sërish për t’u marrë në pyetje në SPAK

9 months ago 28

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur sërish në ambientet e SPAK për t’u marrë në pyetje, i shoqëruar nga avokati i tij.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se ish-ministri është thirrur për tu pyetur për dosjen e sterilizimit.

Gjatë javës, BKH ka pyetur në burg dhe ish zv.ministrin e Shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Situata e ish-ministrit të Shëndetësisë, u rëndua gjatë muajit nëntor 2023, pak muaj pasi SPAK mori aprovimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal, arrest me burg për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Beqaj vazhdimisht ka deklaruar se vetëm ka kryer detyrën, ndonëse nga ana tjetër SPAK disponon dokumente, nga të cilat dyshon se Beqaj me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka shpërdoruar detyrën.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, duke kërkuar që ndaj tij të kryhet edhe hetim pasuror, madje ka lëshuar indicie se provat e dhëna nga SPAK çojnë në dyshimet se ish-ministri i Shëndetësisë mund të ketë falsifikuar dokumentet dhe ekziston mundësia që të ketë kryer edhe korrupsion.

Megjithatë, aktualisht ndaj Beqaj është në fuqi masa “detyrim paraqitje”. Çdo të premte, ai duhet të paraqitet në 15:30 para oficerit të BKH-së.

Top Channel

Read Entire Article