Ish-shefi i spiunazhit të Izraelit akuza të rënda ndaj kryeministrit: Netanyahu ju ka mashtruar!

1 week ago 21
Reklamë

Nadav Argaman, ish-kreu i agjencisë së sigurisë së brendshme izraelite Shin Bet, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ai është shprehur se Netanyahu ka mashtruar Izraelin mbi rëndësinë e mbajtjes së kontrollit mbi zonën e kufirit midis Gazës dhe Egjiptit.

Më tej, Argaman theksoi se Izraeli duhet t’i jap fund luftës në Rripin e Gazës.

“Nuk ka asnjë lidhje midis armatimit të gjetur në Gaza dhe Korridorit të Filadelfit. Shumica e kontrabandës në Gaza ishte përmes pikës kufitare Rafah. Këtë e dimë me siguri. Kur Netanyahu flet për qëndrimin në Korridorin e Filadelfit, ai e di shumë mirë se asnjë kontrabandë nuk bëhet atje. Kështu që ne tani jemi të detyruar të jetojmë me këtë imagjinatë. Jam i shqetësuar për të ardhmen e Izraelit, ka rënë në duar e një qeverie ekstremiste, radikale”, tha ai. /vizionplus.tv

Read Entire Article