Ishte larguar nga banesa, policia gjen dhe shpëton nga mbytja në lumin Osum të moshuarin

1 month ago 25

Një denoncim i bërë rreth orë më parë në DVP Berat, për humbjen e një të moshuari, ka ngritur në këmbë të gjithë efektivët e Policisë së Beratit.

Grupe të sektorit të qarkullimit rrugor dhe Patrullave të Përgjithshme, kanë kontrrolluar të gjithë territorin ku mendohej se 92-vjeçari Qemal Grëmshi ishte parë për herë të fundit dhe e kanë gjetur atë në ujërat e lumit Osum, duke u mbytur. Menjëherë janë organizuar në grupe efektivët e policisë, të cilët të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur të moshuarin që ishte në mes të rrymës,kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga lumi.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas nxjerrjen nga ujërat e Osumit, policia e ka transportuar të moshuarin drejt Spitalit Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Siç edhe duket nga pamjet filmike,i moshuari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ekzaminohet në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal Berat.

Sipas familjarëve,92-vjeçari Qemal Grëmshi vuan nga skleroza. /vizionplus.tv

Read Entire Article