ELBASAN– Një i moshuar i cili ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë është gjetur i pajetë ditën e sotme, 22 shtator.
Shtetasi S.H, 70 vjeç është gjetur i pajetë në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik, Elbasan.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale./vizionplus.tv