Iu gjetën 2500 bimë kanabis në banesë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Spanjë

1 month ago 26

Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia spanjolle. Ai akuzohet për kultivim dhe prodhim të lëndëvë narkotike.

Sipas mediave të huaja, në banesën e tij në Jumillë janë gjetur 2500 bimë kanabis, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.

Operacioni ‘Gruri’ është i dyti i çmontuar në një shtëpi në Jumillë gjatë muajve të fundit.

Në qershor, një tjetër hetim i përbashkët i Gardës Civile dhe Policisë Vendore rezultoi me sekuestrimin e një kilogrami sytha dhe arrestimin e dy burrave për akuza të ngjashme. /vizionplus.tv

Read Entire Article