Izraeli bombardon shkollën në Gaza, 17 të vrarë, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

16 hours ago 19

Një sulm ajror izraelit ndaj një shkolle ku strehoheshin të larguarit nga Gaza qendrore la të vrarë të paktën 17 persona, pjesa më e madhe e të cilëve  gra dhe fëmijë. Ndërkohë 42 te tjerë u plagosën.

Muajt e fundit, Tel Avivi  ka bombarduar  disa shkolla, të shndërruara në  vendstrehime, duke thënë se shënjestrën luftëtarët e Hamasit që fshihen në mesin e civilëve.

Ndërkohë lufta mes Hezbollahut dhe Izraelit ka detyruar 1 milion  persona të zhvendosen në Liban.

Ndërsa situata sa vjen e përkeqësohet presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar  në një konferencë ndërkombëtare në Paris se do të dhurojë një paketë  ndihme  në vlerën prej 100 milionë eurosh për Libanin.

“Është e nevojshme ndihma masive e menjëhershme për popullin libanez, si për qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga lufta, por edhe për komunitetet që po i strehojnë”, tha Macron.

Organizatorët francezë të konferencës ndërkombëtare kanë thënë se shpresojnë që pjesëmarrësit të zotohen për ndihmë humanitare që do të arrijë shifrën e 426 milionë eurove që sipas Kombeve të Bashkuara, i duhen urgjentisht Libanit. /vizionplus.tv

Read Entire Article