Izraeli “braktiset” nga aleatët? Deklaratat e forta të zyrtarëve të lartë: Mendoni seriozisht pasojat pas sulmeve në Rafah

9 months ago 29

“Izraeli duhet të ndalet dhe të mendojë seriozisht përpara se të ndërmarrë veprime të mëtejshme në Rafah”, tha të hënën Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Kjo deklaratë e fortë vjen pas sulmeve ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, streha e fundit e rreth një milion civilëve të zhvendosur nga lufta.

Lexo edhe :

Related Posts

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se 67 palestinezë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në sulmet ajrore, teksa gjatë kësaj kohe Izraeli liroi dy pengje .

I pyetur për situatën në Rafah dhe nëse Izraeli kishte tejkaluar ligjin ndërkombëtar, Cameron u tha gazetarëve: “Ne e vlerësojmë se është e pamundur të shihet se si mund të bëni luftë midis këtyre njerëzve. Nuk kanë ku të shkojnë”.

Ai theksoi se Izraeli duhet të ndalojë sulmet dhe të punojë për një armëpushim.

 “Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën dhe duam që Izraeli të ndalojë dhe të mendojë shumë seriozisht përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim të mëtejshëm. Por mbi të gjitha, ajo që duam është një ndërprerje e menjëhershme e luftimeve dhe duam që ky ndërprerje të çojë në një armëpushim”, shtoi ai./vizionplus.tv/

Read Entire Article