Forcat izraelite gjetën trupat e pesë pengjeve të vrarë në sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe të mbajtur në Gaza që atëherë, tha ushtria izraelite të mërkurën.
Maya Goren, 56 vjeç, një mësuese kopshti, u vra në sulmin në kibutin Nir Oz, sipas Radio IDF, një nga komunitetet më të goditura nga ofensiva vdekjeprurëse e Hamasit në jug të Izraelit që shkaktoi luftën shkatërruese në Rripin e Gazës.
Goren ishte vrarë së bashku me burrin e saj dhe trupi i saj ishte dërguar nga luftëtarët palestinezë në Gaza.
Katër pengjet e tjera ishin dy rezervistë dhe dy rekrutët që u vranë në luftime gjatë sulmit të 7 tetorit, tha ushtria.
Ata janë 51-vjeçari Ravid Katz, gjithashtu nga kibuci Nir Oz, i cili u vra duke luftuar me luftëtarët e Hamasit, 33-vjeçari Oren Goldin, gjithashtu i vrarë në betejë në kibbutz-in Nir Yitzhak, dhe Kirill Brodsky, 19 vjeç dhe Tomer Ahimas, 20 vjeç, i cili gjithashtu u vra më 7 tetor në luftime pranë Gazës.
Trupat e pesë pengjeve u kthyen në Izrael, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad përshëndeti ushtrinë izraelite për kryerjen e një “misioni të rëndësishëm shpëtimi”.
Pesë trupat e të cilëve u gjetën ishin midis 120 pengjeve që mbahen ende në Gaza. Izraeli ka deklaruar rreth një të tretën e tyre të vdekur, bazuar në gjetjet mjekoligjore, inteligjencën, marrjen në pyetje të luftëtarëve që ka kapur, videot dhe dëshmitë e pengjeve të liruara./vizionplus.tv