Intervistat e Elsa Lilës janë të rralla, por ajo nuk ka refuzuar ftesën e mikut të saj të “Ferma VIP”, Robert Berishës.
Këngëtarja na ka zbuluar më parë se po punon në shkrimin e një libri, por në emsionin e Robertit ajo dha më shumë detaje. Elsa tha se në librin e saj do flitet me detaje për një nga situatat më të bujshme të jetës së saj, atë të arrestimit në Itali.
Gjithashtu Roberi dhe Elsa u ndalën te eksperienca në Ferma VIP ku kujtuan me shumë nostalgji situatat e bukura dhe miqësitë e krijuara. Duke qenë se qëndron e distancuar nga ekrani prej kohësh, Elsa Lila shuajti kuriozitetin se si vendosi të marrë pjesë në Ferma VIP.
“Organizatorët e Fermës më propozuan reality show-n. Kjo ide mu duk e çuditshme, por fjeti te unë. Kush më njeh e di që jam aventuriere dhe më pëlqen e reja dhe risia. Më pëlqen të jem gjithmonë e re dhe të jem në formate rinore, siç ishte në këtë rast reality show Ferma VIP. Unë kam vendosur të plakem kur dua vetë dhe të marr pjesë në fermë. Një eksperiencë vërtetë shumë e bukur“, tha ajo.
“Jemi kënaqur në Fermë, ambjent i hapur, me gjelbërim me kafshë“, shtoi Roberti duke marrë patjetër konfirmin e Elsa Lilës.
Ndër të tjera Elsa u ndal edhe te eksperienca me të gjitha kafshët dhe punët që kanë mësuar të bëjnë gjatë reality show-t më të veccantë në Shqipëri.
“Unë kam mjelë kur kam qenë e vogël, por te Ferma duhet të milnim seriozisht. Kam mësuar si bëhet mullari i kashtës. Ishte një gjë shumë simpatike. Gomari, Broëni, e doja shumë. Me Kecin, Llozin lindi një dashuri shumë e madhe. Kam pasur një iriq që e quajtëm Riçe“, përfundoi këngëtarja./vizionplus.tv