“Jemi krahëhapur për të mirëpritur izraelitët”, Rama konferencë me presidentin Herzog: Mbështesim armëpushimi!

2 months ago 23

Kryeministri i vendit, Edi Rama, priti sot në një takim Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog.

Së bashku me Presidentin, Rama mbajti një konferencë në ambientet e kryeministrisë. Rama tha marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe popullit hebre kanë shkruar një faqe shumë të bukur në historinë e botës.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama: Është një lidhje historie që gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të prirur ta forcojmë. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme dhe mënyre antisemitizmi dhe kundër çdolloj shprehjeje dhe intolerance a paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe populli i Palestinës jetojnë është shumë e rëndë dhe është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet.

Rama tha se lufta kundër terrorrit është shumë e vështirë, por Shqipëria ka qenë një mbështetëse e madhe e armëpushimit dhe e çdo përpjekjeje për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të nisur një proces të ri për të mirën e gjithë njerëzve.

Rama: Këto janë kohë mjaf të vështira për Izraelin dhe gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës. E ardhmja do të jetë një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt dhe pa asnjë dyshim në një rajon më të paqtë. Jemi krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin turistë, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë, apo qoftë edhe ata në moshë më të vjetër që duan të kenë shtëpinë e tyre këtu në zemër të Evropës.  Bashkëpunimi ekonomik ka një potencial të jashtëzakonshëm për tu zhvilluar me shpejtësi.

Rama u shpreh i lumtur që Presidenti izraelit ndodhet në Shqipëri. /vizionplus.tv

Read Entire Article