Në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare, Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili ndodhet në Shqipëri shprehu mirënjohjen e tij për popullin shqiptar.
Presidenti Herzog tha se Shqipëria është reshtuar në anën e duhur të historisë qëkur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar. Ai gjithashtu deklaroi se populli i Izraelit nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen që i ka dhënë vendi ynë.
Lexo edhe :
Related Posts
Isaac Herzog: Ju falenderoj për këtë mikpritje të ngrohtë. Për mua është domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë të vështirë për Izraelin. Nga dita kur Hamasi sulmoi Izraelin, Shqipëria është radhitur në anën e duhur të historisë. Vendi juaj ka treguar edhe një herë që qëndron krah popullit izraelit.
Puna jonë nuk ka mbaruar ende. Pengjet mbahen në Gaza, kështu që duhet të bëjmë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi. Hija e gjakut që lidh të gjithë agjentët e urrejtjes është Irani dhe fiksimi i tij mizor me shkatërrimin e shteti të Izraelit. Marrëdhëniet tona nuk fillojnë dhe mbarojnë atje.
Shqiptarët dhe herbejtë ndajnë një histori të gjatë. Hebrenjtë gjetën strehë në Shqipëri gjatë holokaustit. Kemi shumë për të mësuar nga njëri-tjetri. Populli i Izraelit nuk do të harrojë kurrë se ju dhe populli shqiptar qëndruar krah nesh në këto kohë të vështira./vizionplus/tv