“Ju lutem më shpëtoni”, gjendet e vdekur 6-vjeçarja, e cila kërkoi ndihmë 2 javë më parë! E vrau ushtria izraelite në një pikë karburanti

7 months ago 24
Reklamë

Hid Rajab, një vajzë palestineze gjashtë vjeçare e zhdukur për gati dy javë mes përleshjeve në qytetin e Gazës, është gjetur e vdekur nga të afërmit, thanë sot Hamasi dhe familja e saj, duke fajësuar forcat izraelite për vdekjen e saj.

Vajza u gjet sot në mëngjes në një makinë pranë një karburanti në lagjen Tel al-Hawa pasi tanket izraelite u tërhoqën nga zona në agim, tha familja e saj për AFP.

“Hid dhe të gjithë në makinë u vranë”, tha gjyshi i Baha Hamada për AFP. “Ata u zbuluan nga anëtarët e familjes (tonë) të cilët po kërkonin makinën dhe e gjetën pranë pikës së karburantit”, një zonë që deri atëherë ishte e paarritshme për shkak të pranisë së ushtrisë izraelite, shpjegoi ai. “Hid Rajab u vra nga forcat pushtuese (izraelite) së bashku me të gjithë ata që ishin me të në makinë”, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë e Hamasit.

Familja e saj i tha AFP këtë javë se vajza dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin duke vozitur në qytetin e Gazës kur u përballën me tanke, të cilat me sa duket hapën zjarr mbi ta. Ajo mbijetoi, sipas një telefonate të bërë e grupin Palestinez të Gjysmëhënës së Kuqe e më pas me të ëmën.

Duke folur në telefon vajza e vogël kërkoi që ta shpëtoni atë: Ju lutem më shpëtoni, të gjithë të tjerët janë në gjumë.

Madje vajza tregoi se pranë makinës, ndodhej në tank drejtuar drejt saj. Menjëherë u dërgua një ambulancë për të gjetur vajzën dhe për ta sjellë shëndoshë e mirë në shtëpi, por rezultoi në humbjen e kontakteve edhe me stafin e ambulancës. Që prej dy javësh deri më sot nuk u dëgjua më gjë për ta, ndërkohë që nëna e saj tregon se sa herë që dëgjonte sirenat e ambulancave, mendonte se vajza e tij po kthehej në shtëpi.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj pyetjeve të AFP-së në lidhje me të shtënat në një automjet plot me civilë apo fatin e të zhdukurve.

Top Channel

Read Entire Article