Ish-kryeministri i Gjeorgjisë Bidzina Ivanishvili premtoi se do t’i japë skuadrës së futbollit 10 milionë euro pasi mundën Portugalinë në Kampionatin Evropian.
Të mërkurën në Gelsenkirchen, Gjeorgjia mundi Portugalinë me rezultat 2:0 dhe kaloi në fazën tjetër të Kampionatit Evropian të Gjermanisë.
Ivanishvili njihet si gjeorgjiani më i pasur në botë, ai themeloi partinë politike Ëndrra Gjeorgjiane, e cila fitoi zgjedhjet e vitit 2012, pas së cilës u bë kryeministër. Edhe pse ai ishte në detyrë vetëm për një vit, ai është ende me ndikim në partinë në pushtet të vendit si president nderi i saj.
Ai tha se fitorja kundër Portugalisë ishte historike dhe një ëndërr, raportoi BBC.
Gjeorgjia do të luajë kundër Spanjës në Këln të dielën në orën 21:00 dhe Ivanishvili tha se do t’u japë futbollistëve edhe 10 milionë euro nëse e fitojnë atë ndeshje.
Ivanishvili ka lindur në Gjeorgji dhe e bëri pasurinë e tij në Rusi në vitet 1990 duke investuar në banka, kompjuterë dhe metale.
Forbes vlerëson pasurinë e tij në më shumë se 4.5 miliardë euro.
Partia e tij njoftoi se donacioni për ekipin kombëtar do të paguhet nga fondacioni bamirës i Ivanishvilit. /vizionplus.tv