Kanosi policin në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

4 months ago 23

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur një efektiv.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ku mësohet se polici u kanos për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti të ndodhur në ambientet e lokalit të tij, ka kanosur për shkak të detyrës, një punonjës policie”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article